back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaPolici kapet duke konsumuar kokainë/ Reagimi dyshues i shefave të tij

Polici kapet duke konsumuar kokainë/ Reagimi dyshues i shefave të tij

Një video e publikuar në rrjete sociale, ku një efektiv i Policisë së Shtetit dyshohet se shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Sipas njoftimit zyrtar, efektivi në fjalë është Xhovano Tuci, i cili është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, pas një procesi disiplinor të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Më parë i ndëshkuar për sjellje joetike dhe shkelje disiplinore
Policia sqaroi se punonjësi Tuci nuk është përjashtuar vetëm për shkak të videos së fundit. Ai ka qenë më parë nën masë disiplinore për mosmbajtje të rregullt të uniformës dhe sjellje jokorrekte ndaj eprorëve, për çka me vendim të datës 24 prill 2025 i ishte vendosur masa e shtyrjes së afatit të gradimit për 3 muaj.

Më pas, ai ka rezultuar edhe mungues i pajustifikuar për një periudhë mbi 7 ditë pune, shkelje që përbën “braktisje detyre”, siç parashikohet në nenin 121 të ligjit “Për Policinë e Shtetit”. Për këtë arsye, me vendim nr. 127, datë 03.07.2025, Komisioni Disiplinor ka vendosur përjashtimin e tij nga Policia.

Vendimi është ankimuar nga efektivi, por më 25 korrik 2025, Komisioni i Apelimit e ka lënë në fuqi masën e përjashtimit.

Videoja në rrjete sociale përshpejton procedurat penale
Pasi videoja ku Tuci dyshohet se konsumon kokainë u bë publike më 28 korrik, strukturat përgjegjëse të Policisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) kanë nisur verifikimet e plota. Materialet do t’i referohen Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale, për të përcaktuar nëse ka vend për ndjekje penale për konsum ose posedim të lëndëve narkotike.

Në reagimin zyrtar, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë thekson se Policia e Shtetit është e vendosur të largojë çdo efektiv që cenon misionin dhe imazhin e saj.

“Policia e Shtetit është e vendosur të largojë nga radhët e saj çdo punonjës policie që nuk përmbush detyrën, abuzon me atributet dhe cenon besimin e qytetarëve”, thuhet në reagim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat