back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRajoniPolici maqedonas hoqi flamurin shqiptar nga shtylla në Kumanovë

Polici maqedonas hoqi flamurin shqiptar nga shtylla në Kumanovë

Pas heqjes së flamurit shqiptar kanë reaguar partitë politike opozitare duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe dënimin e policit maqedonas.

Pas këtij akti skandaloz, zv.ministri i MPB-së, Astrit Iseni ka shkruar se polici do të dënohet me masa diciplinore.

“Do të ketë një procedurë disiplinore kundër punonjësit të MPB-së që hodhi flamurin Shqiptar. Çdo punonjës i MPB-së ka detyrimin të respektojë ligjet dhe simbolet e të gjitha bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mosrespektimi i këtyre detyrimeve do të sanksionohet pa përjashtim” ka shkruar Iseni.

Ndërsa gazetari Furkan Saliu ka bërë apel që neser dhe pasneser të kenë kujdes shqiptarët që mos të qarkullojnë në Shkup veçanërisht kosovarët./TS/

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat