back to top
-2.5 C
Tirana
E enjte, 1 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaPolicia e Shtetit në lëvizje/ Ilir Proda firmos shkarkimet për performancë të...

Policia e Shtetit në lëvizje/ Ilir Proda firmos shkarkimet për performancë të dobët

Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në strukturat e saj, duke përfshirë shkarkime dhe emërime të reja.

Pas një vlerësimi të performancës të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore Lezhë, Drejtues Altin Mena, dhe të zv/drejtorit për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin “performancë e dobët”.

Në vend të tyre, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar Kujtim Gjokën, zv/drejtor për Hetimin e Krimit në DVP, si Drejtor i DVP Lezhë.

Po të njëjtin motivim për performancë të dobët kanë marrë edhe Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër, Mariglen Duçi, dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz, Besmir Dervishi.

Procesi i vlerësimit të performancës do të vazhdojë në të gjitha drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat