back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaPolicia jep detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gjilan

Policia jep detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gjilan

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin e rëndë të vrasjes së trefishtë që ndodhi një ditë më parë në qytetin e Gjilanit, ngjarje që tronditi opinionin publik.

Sipas njoftimit zyrtar, më 10 gusht 2025 rreth orës 12:30, njësitë policore reaguan pas marrjes së informatave për të shtëna me armë zjarri në një zonë të qytetit.

Në vendin e ngjarjes u gjet një viktimë mashkull pa shenja jete, vdekja e të cilit u konstatua nga mjekët në vend.

Policia bënë të ditur se edhe tre persona të tjerë u gjetën të plagosur, të gjithë meshkuj kosovarë.

Dy prej tyre ndërruan jetë më vonë në emergjencën e Spitalit të Gjilanit.

“Pas marrjes së informatave për të shtëna me armë zjarri njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa të plagosur janë hasur edhe tre persona të tjerë meshkuj kosovarë, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë pasi janë dërguar në emergjencën e spitalit në Gjilan. I plagosuri i tretë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh.

Policia ka bërë të ditur se në Spitalin e Gjilanit ndodhet edhe një person tjetër i lënduar, i cili ka marrë lëndime trupore nga mjete të forta, dhe është duke marrë trajtim mjekësor.

Nga ana e organeve të hetuesisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të policisë, ekipi mjekësor dhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupat e pajetë të viktimave të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka konfirmuar se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre persona të tjerë të dyshuar janë në kërkim policor.

Hetimet për këtë rast të rëndë janë në zhvillim dhe pritet që organet e drejtësisë të zbardhin plotësisht motivet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat