back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosova“Politika e bojkotit ka dështuar”/ Serbët e zhvendosur nga Kosova votojnë në...

“Politika e bojkotit ka dështuar”/ Serbët e zhvendosur nga Kosova votojnë në zgjedhjet parlamentare

Komisariati për Refugjatë i Republikës së Serbisë është angazhuar në “mobilizimin” e personave të zhvendosur për të votuar në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

Më 17 janar, ai u ka bërë thirrje personave të zhvendosur nga Kosova në Serbi, që të votojnë në zgjedhje, dhe ka bërë më dije se transporti deri në vendvotime, do të organizohet për të gjithë të interesuarit

Radio Evropa e Lirë sot ka hasur në disa prej tyre edhe në Graçanicë, siç është Zhivorad Petkoviq nga Vrnjaçka Banja.

Ai tha se ka ardhur pa probleme në Kosovë me një furgon, dhe teksa shumica votojnë në Mitrovicë, ndërsa ai ka vendosur të votojë në Graçanicë.

Miodrag Marinkoviq nga organizata joqeveritare Qendra për Veprime Shoqërore Afirmative (CASA), para mbajtjes së zgjedhjeve, ka deklaruar për REL-in se te pjesëtarët e komunitetit serb ekziston vetëdija se politika e bojkotit ka dështuar dhe se ka një numër të madh qytetarësh që do të marrin pjesë për herë të parë në zgjedhjet e Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat