back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaPolitika godet SPAK-un/ SHBA “zbarkon” në zyrat e Dumanit

Politika godet SPAK-un/ SHBA “zbarkon” në zyrat e Dumanit

Sot, Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani, dhe disa prej prokurorëve të këtij institucioni.

Gjatë takimit, VanHorn vlerësoi thellësisht bashkëpunimin e SPAK me SHBA në luftën kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm.

Në fjalën e saj, VanHorn falënderoi Drejtorin e SPAK dhe stafin për guximin dhe angazhimin në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Shteteve të Bashkuara. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në ndjekjen penale të anëtarëve të karteleve dhe organizatave kriminale që operojnë në rajon dhe më gjerë.

Nga ana e tij, Altin Dumani riafirmoi angazhimin e SPAK për të vijuar me vendosmëri luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke u shprehur se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është çelësi i suksesit në këtë betejë.

Ky takim vjen në një moment kur SPAK po përballet me sulme të ashpra dhe akuza të përsëritura nga segmente të ndryshme të politikës shqiptare, veçanërisht pas veprimeve ndaj zyrtarëve të lartë, përfshirë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë të rëndësishëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat