back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaPolonia kërkon mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dronët rusë

Polonia kërkon mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dronët rusë

Polonia ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas ndërhyrjes së dronëve rusë në hapësirën e saj ajrore, theksoi Ministria e Jashtme polake.

Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski theksoi se ”Varshava donte të tërhiqte vëmendjen e botës ndaj këtij sulmi të paprecedentë nga dronë rusë kundër një shteti anëtar jo vetëm të OKB-së, por edhe të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.

Ai e përshkroi operacionin shtatëorësh, gjatë të cilit 19 dronë hynë në hapësirën ajrore polake duke filluar nga mbrëmja e së martës, si “një provë ushtarake dhe politike jo vetëm për Poloninë, por për NATO-n në tërësi”.

Një numër dronësh u rrëzuan nga avionë luftarakë polakë dhe holandezë, duke shënuar herën e parë që dronë rusë janë rrëzuar mbi territorin e NATO-s. Rusia ka mohuar përgjegjësinë për incidentin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat