back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 9 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetPorti i Durrësit në duar të Rusisë?/ Berisha akuzon Ramën për korrupsion...

Porti i Durrësit në duar të Rusisë?/ Berisha akuzon Ramën për korrupsion dhe tradhti strategjike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama gjatë një deklarate publike, duke theksuar se çështja e Ballinda Ballukut është vetëm një narrativë që fsheh vjedhjet dhe aferat korruptive të Ramës.

Berisha u shpreh:

“Nuk është çështje e Ballukut, edhe njëherë, asnjëri prej jush nuk duhet të pranojë këtë narrativë. Është çështja direkt e Edi Ramës. Vjedhjet e tij tejkalojnë miliarda.

Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë që ka ndërtuar vilën me themele 57 metra të gjata dhe oborr 8300 metra. Ai është i vetmi që ka firmën e tij të zezë mbi objekte publike me vlerë 130 milionë euro, si inceneratori i Tiranës, që në fakt nuk ekziston.

Ai ka dorën e tij të zezë mbi koncesionet në shëndetësi me vlerë 630 milionë euro, duke shkatërruar sistemin shëndetësor për pasurimin personal. Ka firmën e tij në tenderët e rrugëve të shembura, të ndërtuara me çmime 8 deri 12 herë më të shtrenjta se në BE.

Edi Rama ka dorën e tij të zezë mbi shkatërrimin e Portit të Durrësit, një pasuri kombëtare prej 4 miliardë eurosh. Ai u përpoq të përfshijë NATO-n në aferat e tij korruptive, por dështoi. Tani, me ofertat e qarta të partnerëve strategjikë, kërkon të ndërtojë portin me rusët ose me aktorë që kanë interesa të ngushta strategjike me Shqipërinë dhe NATO-n.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat