back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 13 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaJo vetëm në GJKKO, por edhe në Shkollën e Magjistraturës/ Post i...

Jo vetëm në GJKKO, por edhe në Shkollën e Magjistraturës/ Post i ri për gjyqtarin Erion Bani

Erion Bani, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), është zgjedhur nga kolegët e tij si anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, duke u bërë përfaqësues i trupës gjyqësore në organin drejtues të institucionit që formon magjistratët në Shqipëri.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes, kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Sokol Sadushi, theksoi se zgjedhja e anëtarit nuk lidhet vetëm me plotësimin e një vendi vakant, por reflekton edhe standardin dhe vizionin që gjyqësori duhet të ketë në marrëdhënien e tij me Shkollën e Magjistraturës.

“Nuk kemi të bëjmë thjesht me plotësimin e një vendi vakant, por me përzgjedhjen e përfaqësuesit të trupës gjyqësore në organin drejtues të një institucioni themelor për formimin fillestar dhe vazhdues të magjistratëve,” u shpreh Sadushi.

Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës mbikëqyr dhe orienton aktivitetin e institucionit përgjegjës për formimin fillestar dhe të vazhdueshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat