back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaPremtonte bursa studimi falas në SHBA duke mashtruar zyrtarë/ Prokuroria çon për...

Premtonte bursa studimi falas në SHBA duke mashtruar zyrtarë/ Prokuroria çon për gjykim 20-vjeçarin

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin E.H. për veprën penale ‘Falsifikim kompjuterik’ dhe ‘Falsifikim i dokumentave’ të parashikuara nga nenet 186/a/1 dhe 186/2 të Kodit Penal, i hetuar me masë sigurimi, “Arrest në burg’.

Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.1819, datë 11.03.2024, rezultoi se ky shtetas krijoi një identitet të rremë si Klea Rama dhe duke përdorur kredencialet e një diplomateje të lartë të Ambasadës së  Shteteve të Bashkuara Tiranë, ka mashtruar zyrtarë të nivelit vendor arsimor në Shqipëri. Duke pretenduar se udhëheq një projekt për të rinjtë nën logon, “Let’s talk together aboutUS’23 dhe 24” ai lëshoi edhe 19 çertifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe të paktën një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë me temë “Projekti Let’s talk together about US’23”.

Nëpërmjet identitetit të krijuar si Klea Rama, shtetasi në fjalë pretendoi se ishte iniciator i projektit “Let’s talk together aboutUS’24” që mbulon Shqipërinë dhe ka për qëllim informimin e studenteve shqiptarw rreth studimeve në Shtetet e Bashkuara, për t’i aktivizuar ata në këto projekte dhe mbwshtetur disa me shuma financiare nëse kalojnë vlerësimet në kolegje Amerikane.

Dokumentat e falsifikuara si çertifikatat, vulat, firmat, logot, foto dhe videot e kqyrura dhe të sekustruara nga Prokuroria Tiranë gjatë hetimeve mbi këtë procedim penal, iu gjetën shtetasit E.H në laptonin e tij dhe aparatwt celularw. Po aty u gjet edhe adresa e e-mailit klearama25@gmial.com me të cilën komunikonte me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.

Nga pasqyrimi i fakteve si më sipër, u arrit në përfundimin se me veprimet e tij, i pandehuri E. H., ka konsumuar plotësisht elementët e figurës së veprave penale të “Falsifikim kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, të parashikuara nga nenet 186/a/1 dhe 186/2 i Kodit Penal.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat