Ceremonia e “Topit të Artë” do të mbahet të hënën, teksa pikërisht për këtë temë ka folur së fundmi Tebas, presidenti i La Liga-s. Tebas, u shpreh se Vinicius e meriton këtë trofe individual.
“Unë mendoj se Vinicius duhet ta fitojë atë, jo vetëm për ndeshjen e fundit. Sezoni i kaluar ishte i jashtëzakonshëm dhe ai e meriton atë”- tha ai.