back to top
32.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizPrincesha daneze feston ditëlindjen me 1 mijë të ftuar në një festë...

Princesha daneze feston ditëlindjen me 1 mijë të ftuar në një festë që i ngjan një përralle

Në një mbrëmje madhështore që do t’i kishte bërë zili edhe vetë Disney, Princesha Isabella e Danimarkës festoi 18-vjetorin e lindjes me një super festë mbretërore, ku morën pjesë mbi një mijë të ftuar nga e gjithë vendi. Eventi u zhvillua në Teatrin e Vjetër Mbretëror në Kopenhagë dhe kishte gjithçka: tapet të kuq, artistë të famshëm, veshje përrallore dhe një atmosferë të denjë për një princeshë që sapo hyri në moshën madhore.

E shoqëruar nga prindërit, Mbretin Frederik X dhe Mbretëreshën Mary, si dhe nga vëllezërit dhe motra e saj – Princ Christian dhe binjakët Josephine e Vincent – Princesha Isabella shkëlqeu me një fustan balloje glamuroz dhe një buzëqeshje që s’iu nda për asnjë moment.

Në sallën mbretërore u mblodhën jo vetëm pjesëtarët e familjes mbretërore, përfshirë edhe Mbretëreshën Margrethe që këtë vit feston 85-vjetorin, por edhe shumë të rinj që fituan ftesën përmes shortit. Programi artistik përfshinte gjithçka, nga opera dhe baleti klasik, te performanca moderne e këngë pop nga artistë të njohur si Medina, ndërsa në skenë u interpretuan edhe vepra nga Molière, Puccini dhe Rossini.

Në mesin e të ftuarve nuk munguan as Konti Nikolai dhe Konti Felix – kushërinjtë simpatikë të princeshës – duke treguar se tensionet e vitit 2023, kur Mbretëresha Margrethe u hoqi titujt disa anëtarëve të familjes, tashmë janë lënë pas.

Pak ditë më herët, Isabella kishte surprizuar të gjithë me fjalimin e saj të parë publik në Aarhus, ku u shfaq me humor, vetëbesim dhe një dozë vetëironie që s’pritet nga një princeshë tradicionale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat