back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaProblemet me energjinë prekin Kanën/ Jugu i Francës në kaos dhe në...

Problemet me energjinë prekin Kanën/ Jugu i Francës në kaos dhe në errësirë totale

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike goditi këtë të shtunë qytetin e Kanës dhe zonat përreth, duke prekur rreth 160,000 familje dhe duke krijuar kaos në trafikun lokal, vetëm disa orë para ceremonisë gala të mbylljes së Festivalit të 78-të të Filmit në Kanë.

Furnizimi me energji u ndërpre për shkak të një zjarri në një nënstacion elektrik pranë qytetit. Autoritetet franceze dyshojnë se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

Operatori francez i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike, RTE, po heton ngjarjen, ndërsa deri tani nuk ka arrestime.

Organizatorët e festivalit njoftuan se kanë kaluar në një furnizim alternativ, i cili garanton zhvillimin normal të ngjarjeve dhe ceremonisë së mbylljes që do të mbahet mbrëmjen e sotme, pavarësisht ndërprerjes së përkohshme.

Ceremonia finale pritet të shpallë fituesit e Palmës së Artë nga juria e kryesuar nga aktorja Juliette Binoche, duke vënë kështu pikën finale të një edicioni të ngarkuar me filma me mesazhe të forta politike dhe sociale.

Deri më tani, mbetet e paqartë se për sa kohë gjeneratorët do të jenë në gjendje të mbështesin shërbimet thelbësore nëse energjia elektrike nuk rikthehet së shpejti.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat