Nga Lutfi Dervishi
Nëse katër vite në paraburgim dhe një aktakuzë e re për Hashim Thaçin nuk mjaftojnë për të mbajtur me gajret procesin, ndoshta Gjykata Speciale duhet të mendojë në mënyrë më kreative.
Për shembull ndoshta mund të ngre një aktakuzë për parkim të gabuar në Hagë ose ndonjë akuzë shpifje për abuzim me kafen e burgut.
Ç’është më ironike, në gjithë këtë “spektakël drejtësie,” askush nuk di të thotë saktësisht se kush është në gjyq: Thaçi, historia, apo vetë koncepti i drejtësisë se “dhomave speciale”
Në pritje të një aktakuze tjetër ndaj Thaçit ( psh për marrje të oksigjenit me shume se të tjerët, në sallën e gjyqit), le të përgëzojmë zyrën e prokurorit për këmbënguljen palëkundur për të mos lënë asgjë mangut në këtë proces veç drejtësisë.