back to top
32.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetProcesi i rinumërimit për Tiranën/ Hapen 355 kuti, PD 177 vota të...

Procesi i rinumërimit për Tiranën/ Hapen 355 kuti, PD 177 vota të pavlefshme, PS 170

Vijon dhe sot procesi i rinumërimit të kutive të votimit për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit për qarkun e Tiranës.

Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kryeqytet sot do të vijohet me ditën e katërt të rinumërimit, ku deri më tani janë hapur 355 kuti nga 1282 në total të qarkut.

Sipas informacionit zyrtar të KQZ, deri më tani janë rinumëruar rreth 30% e kutive të votimit për qarkun e Tiranës.

Kqz
Kqz

Me 355 kutitë e hapura deri më tani, PD kryeson me votat që nuk i takonin. PD rezulton se ka 177 vota të pamerituara, ndërsa PS 170, të cilat iu zbriten nga rezultati i numërimit të parë.

Edhe Nisma Shqipëria Bëhet rezulton se deri më tani ka 20 vota të pamerituara, Lëvizja Bashkë 15.

Partia Social Demokrate e Tom Doshit humbet 22 vota që i ishin shtuar më 11 maj.

Ndërkohë partive të vogla iu shtohen disa vota, konkretisht Koalicioni i Lulzim Bashës nga rinumërimi merr 15 vota më shumë, 6 vota më shumë shkojnë për koalicionin e Enkelejd Alibeajt.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat