back to top
31.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaProcesi “Partizani”: SPAK përballë Berishës dhe Malltezit më 30 qershor

Procesi “Partizani”: SPAK përballë Berishës dhe Malltezit më 30 qershor

Gjykata ka vendosur të shtyjë për në datën 30 qershor shqyrtimin e kërkesës së Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, e caktuar ndaj tij në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Malltezi ndodhet nën hetim për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ku SPAK ka ngritur akuza për favorizim dhe shpërdorim detyre ndaj disa personave të përfshirë në këtë çështje.

Në të njëjtën datë, më 30 qershor, është caktuar edhe seanca e parë në themel për këtë dosje, ku përballë gjykatës do të jenë Jamarbër Malltezi, ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe tre biznesmenë të tjerë, të pandehur për akuza korrupsioni.

Procesi pritet të jetë një nga më të ndjekurit për shkak të implikimeve të tij në skemat e dyshuara të korrupsionit në privatizime dhe ndikimin që ka pasur në politikën dhe ekonominë shqiptare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat