back to top
7.5 C
Tirana
E diel, 29 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaProcesi për Veliajn hyn në fazë vendimtare/ Gjykata Kushtetuese vendos për masën

Procesi për Veliajn hyn në fazë vendimtare/ Gjykata Kushtetuese vendos për masën

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar SPAK dhe avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, që brenda datës 27 shkurt të depozitojnë parashtrimet e tyre si palë në çështjen ku Veliaj kërkon që masa e sigurisë “arrest në burg” të shpallet e jo-kushtetueshme.

Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, kjo kërkesë i është dërguar palëve me shkrim nga Gjykata Kushtetuese, pas kalimit të kërkesës së kryebashkiakut në seancë plenare javën e kaluar.

Kryebashkiaku Veliaj dhe 29 të tjerë ndodhen në proces gjyqësor në gjykimin themelor, pas përfundimit të 4 muajve seancë paraprake.

Ky zhvillim hap një fazë të re të procesit, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë mbi masat e sigurisë të vendosura ndaj Veliajt.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat