Dhjetori është shumë afër dhe të gjithë po presin që shtëpia më e famshme në Shqipëri e “Big Brother VIP Albania 4”, të ndezë dritat.
Producentja e Big Brother VIP Albania, Sara Hoxha ka ndarë për herë të parë një pjesëz të shtëpisë, e cila do të kthehet në “shtëpinë e dytë” të shqiptarëve për shumë muaj.
Sikurse duket në pamje, bëhet fjalë për oborrin e shtëpisë, i cili duket krejtësisht ndryshe nga ai i edicioneve të kaluara.
Sesi do të jetë e projektuar shtëpia e BBV4 këtë vit dhe se cilët do të jenë banorët VIP që do të ndiqen 24/24 në dy kanalet e dedikuara të Digitalb, na mbetet të presim.
Vitin e shkuar, risia ishte numri i madh i banorëve dhe shtëpia tërësisht e re, ku Top Channel bëri një investim kolosal në të gjithë elementët, përfshirë teknologjinë.
Ajo që dihet, është se ky Big Brother i thyerjeve të rekordeve po vjen më shpejt sesa e prisni, dhe deri atëherë, aludoni se cilët do të jenë banorët…/Top Channel