back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetProfesor Pëllumb Pelinçi në Fushë Krujë/ Denoncon korrupsionin dhe krimin në Shqipëri

Profesor Pëllumb Pelinçi në Fushë Krujë/ Denoncon korrupsionin dhe krimin në Shqipëri

Në sheshin “Xhorxh W Bush” të Fushë Krujës, profesori shqiptaro-amerikan Pëllumb Pelinçi u prit nga banorë të shumtë të qytetit. Ky ishte takimi i tij i parë me komunitetin shqiptar, ku theksoi nevojën për ndryshim dhe për një qeverisje në shërbim të qytetarëve.

Në hapje të takimit u kënduan himni kombëtar i Shqipërisë dhe ai amerikan, ndërsa pjesëmarrësit mbajtën flamujt e dy vendeve. Kreu i degës së Partisë “Shpresa Demokratike”, Kadri Voga, bëri thirrje për rrëzimin e qeverisjes aktuale, duke theksuar se Kruja, qytet me histori dhe traditë, është braktisur nga dy partitë kryesore.

Profesor Pelinçi denoncoi keq-qeverisjen, korrupsionin, pagat e ulëta, mungesën e shërbimeve publike, krimin dhe drogën që po rëndojnë jetën e shqiptarëve. Ai parashikon zgjedhje të parakohshme dhe tha se Shtetet e Bashkuara kanë një plan për rindërtimin e Shqipërisë dhe pastrimin e administratës nga elementët e korruptuar.

“Do të sjellim një Kushtetutë amerikane për të nxjerrë vendin nga kthetrat e keq-qeverisjes së 34 viteve,” tha Pelinçi, duke u zotuar për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat