back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaProjekt ligji për faljen e gjobave/ Jorida Tabaku: Qasje selektive e Qeverisë

Projekt ligji për faljen e gjobave/ Jorida Tabaku: Qasje selektive e Qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ngriti shqetësime të forta mbi projektligjin e propozuar nga mazhoranca për faljen e gjobave, duke vënë theksin tek mungesa e analizës dhe trajtimi i pabarabartë i qytetarëve.

Tabaku vlerësoi çdo nismë ligjore që i shërben interesit publik, por kritikoi qasjen selektive të mazhorancës në përfshirjen e propozimeve:
” Më vjen mirë që propozimi i z. Braçe erdhi aq shpejt në axhendë, ndërkohë që opozita ka vite që propozon ligje dhe ato nuk diskutohen. Kam bërë një propozim ligjor që në fillim të tetorit dhe ende po pres që të duket në ndonjë axhendë. Shpresoj të kemi fatin tuaj, z. Braçe! ”

Tabaku ngriti shqetësime mbi mungesën e një analize të detajuar për gjobat që synohen të falen, duke theksuar se qeveria nuk ka ofruar të dhëna të qarta mbi ndikimin ekonomik:
” A ka bërë qeveria shqiptare një analizë të plotë për gjobat e vendosura, për sa janë paguar dhe sa jo, si dhe ndikimin në buxhet? Si do të trajtohen ata qytetarë që i kanë paguar gjobat ndërkohë që të tjerët përfitojnë nga falja? Kjo është një çështje e rëndësishme për barazinë para ligjit .”

Sipas deputetes, ky projektligj, që fillimisht synonte ndërtimet në zonat rurale, ka përfshirë në mënyrë të papritur edhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe Inspektoratin Shëndetësor, pa një relacion të qartë.
” Një ligj dinjitoz duhet të ketë një analizë të qartë mbi kategoritë që përfshin dhe ndikimin që ka. Kjo qasje gjysmake krijon hapësira për abuzime dhe trajtim të pabarabartë të qytetarëve, ” tha Tabaku.

Tabaku kritikoi gjithashtu përfshirjen e dy kategorive të reja – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shëndetësor – duke evidentuar mungesën e një analize të qartë:
” Qëllimi fillestar i projektligjit ishte ndërtimi në zonat rurale, ndërsa këto dy kategori janë shtuar në fund pa një relacion të qartë. Kjo krijon hapësira për abuzim dhe diskriminim, ” tha ajo.

Deputetja e PD nuk la pa përmendur dhe situatën alarmante të gjobave të vendosura në mënyrë abuzive nga institucionet lokale, veçanërisht Bashkia e Tiranës:
” Ka institucione që po vendosin gjoba si kamzhik ndaj qytetarëve, si në rastin e Bashkisë së Tiranës, që bllokon llogaritë dhe vendos gjoba për parkimet në mënyrë abuzive. Ky është një problem që duhet adresuar urgjentisht. ”

Ajo bëri thirrje për përfshirjen e kategorive më të pambrojtura në këtë amnisti dhe për trajtimin e drejtë të tyre: ” Falja duhet të jetë e drejtë dhe jo diskriminuese. Pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara dhe bizneset e vogla që përballen me vështirësi financiare duhet të mbështeten. Nga ana tjetër, nuk mund të penalizojmë ata që kanë paguar gjobat, duke krijuar dy standarde për qytetarët shqiptarë. ”

Fjala e Tabakut në Komisionn e EKonomisë dhe Financave:

Në përgjithësi mbështes çdo deputet që ka iniciativa ligjore kur janë në të mirë të qytetarëve, nuk mbështes ato që kanë interesa specifike të tjera. U kënaqa që propozimi i z. Braçe u shfaq aq shpejtë në axhendë ndërkohë që opozita ka muaj e vite që propozon ligje dhe nuk vijnë në axhendë. Shpresoj të kemi fatin tuaj z. Braçe. Kam bërë një propozim ligjor që në fillim të tetorit dhe po pres që të duket në axhendat e ndonjë komisioni parlamentar. Nisma juaj për 2 javë erdhi menjëherë për t’u diskutuar në Komisionin e Ekonomisë dhe ju përgëzoj për insistimin tuaj.

Kam disa shqetësime që doja t’i ngrija në prezencën e përfaqësuesit të qeverisë, por z. Balla u largua. Shpresoj që relacioni i projektligjit do të ndryshojë, sepse nga fillimi në fund flet për grup pune të PS, mendime të kolegëve socialistë, takime të kolegëve socialistë me elektoratin… një ligj dinjitoz në parlamentin e Shqipërisë meriton që të ketë një relacion për çështjen që flitet.

E sqaruat gjatë çështjen e ndërtimeve në zonat rurale dhe dëgjuam propozimet nga Ministria e Drejtësisë, por nuk shoh një analizë në relacion përsa i përket gjobave të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Inspektoriatit Shëndetësor në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Qëllimi i parë i këtij projektligji, ashtu siç ju e prezantuat, gjykoj që ka qënë për ndërtimet në zonat rurale dhe më pas janë shtuar këto dy kategori të tjera, sepse askund në relacion përveç dy paragrafëve të fundit, nuk shoh një analizë për këto të dyja.

Znj. Dhima na tha shifrat që janë në relacion përsa i përket gjobave të vitit 2022. A ka një analizë qeveria shqiptare sesa gjoba janë dhënë në tërësi, në ndërtimet pa leje në zonat rurale por dhe në dy kategoritë e tjera në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe në Inspektoriatin Shëndetësor? A ka një analizë MF sa gjoba janë paguar dhe sa nuk janë paguar në këto 3 kategori? A ka një analizë MF dhe qeveria shqiptare sa janë kamat-vonesat dhe sa është ndikimi në buxhetin e shtetit? Por njëkohësisht dhe për efektin financiar në buxhetin e shtetit? A ka një analizë qeveria shqiptare për atë që kanë paguar dhe si do të trajtohen kategoritë që ka paguar?

Në kemi një çështje shumë të rëndësishme z. Braçë me barazinë para ligjit dhe besoj që dhe ju bini dakord që janë një kategori qytetarësh që e kanë paguar gjobën. Si do sillemi me këta? Ne duhet të synojmë barazinë para ligjit dhe nuk mundet që të trajtojmë ndryshe ato që e kanë paguar dhe ata që nuk e kanë paguar, qoftë dhe për vështirësi financiare. Nuk mundet që të kemi dy standarte për një gjobë.

Sa herë që vjen një projektligj në parlament opozita është kundër gjobave të larta, si në rastin e ligit “Për Ndotjen në Mjedis” ku gjobat ishin shumë të larta dhe joproporcionale me të ardhurat por dhe me dëmin e shkaktuar në mjedis; ligji “Për të Dhënat Personale” që gjobat shkojnë deri në 10 Mln Euro, joproporcionale me të ardhurat që kanë bizneset. Kanë ardhur një sërë ligjet që vendosin gjoba të larta dhe shqetësimi që unë kam bashkë me kolegë të tjerë të opozitës, është që pastaj do të tentohet për një amnisti të tillë. Sa më e lartë të jetë gjoba, aq më shumë do të tentohet për mos ta paguar gjobën, aq më shumë do lindi vend për abuzim, aq më shumë vend lind për interpretim dhe më pas për një amnisti.

Në duhet të ngrejmë një sistem të tillë i cili respekton ligjin, por nuk abuzon me gjobën, nuk e përdor gjobën si kamzhik. Ndërkohë që flasim ka një sërë institucionesh që po vendosin gjoba për qytetarët, si Bashkia e Tiranës që ka bllokuar llogaritë në mënyrë abuzive, që po vendos gjithashtu gjoba për parkimet dhe një sërë institucionesh të cilat janë duke abuzuar me forcën që ju jep ligji. Si do të operojmë më këto në të ardhmen?
Ka dy elementë që dua të ndalem përsa i përket propozimit tuaj:

Elementi i parë lidhet me që një pjesë të gjobave do e lini në dorë të institucioneve vendore dhe këtu krijohet vend për abuzivizëm, pasi për qytetarët do vendosi inspektori i cili është po i njëjti që ka vënë gjobën nëse do i fal apo jo. Përsëri këtu lë hapësirë për të kontaktuar me qytetarin dhe për të krijuar premisë për korrupsion. Këtu i referohem relacionit pasi në projektligj këtë nuk e shoh të qartë.

Në nenin 1 të projektligjit, përveç propozimit të bërë në Komisionin e Ligjeve, sigurisht për banesa për qëllime strehimi, sepse këtu ka një abuzim jashtëzakonisht të madh me ndërtimet pa leje kryesisht nga Bashkia e Tiranës, të cilat janë ngritur pallate pa leje dhe janë mbyllur sytë e inspektorëve ndërkohë që janë vendosur gjoba fshatarëve që thoni ju për stalla dhe për rregullime të tjera të vogla për qëllime strehimi dhe këtu ka nevojë të ndërhyjmë për disa kategori dhe dua t’i propozoj në nenin 1.

Ka disa detyrime të prapambetura për faturat e energjisë dhe ujit për kategorinë vulnerabël të cilët janë familje me ndihmë ekonomike, janë pensionistë, janë persona me aftësi të kufizuara… mendoj që penalitetet dhe gjobat në këtë rast nëse bëjnë pjesë në kategori të zonave që ju keni përmendur neve duhet t’i falim. Ka disa shkelje të lehta administrative nga institucionet vendore po në këto zona shfuqizimi i të cilave si dhe mosparaqitja në kohë e dokumentave nuk ka sjell pasoja të rënda. Ka dhe gjoba që janë vendosur në mënyrë abuzive siç bëhet fjala për gjobat e Bashkisë Tiranë. Pra, në momentin kur ne propozojmë një projektligj, projektligji për falje nuk duhet të jetë diskriminues për kategoritë në nevojë dhe për ata që e kanë paguar gjobën.

Për këto arsyje z. Braçe mendoj që këtu ka hapësirë dhe vend, meqënëse keni shtuar në momentin e fundit këto dy inspektoriate, mund të shtojmë dhe disa nga kategoritë që unë propozova. Jam e sigurtë që për ju ka shumë rëndësi barazia para ligjit, qoftë qytetari a fshatar i varfër që e ka paguar apo nuk e ka paguar, sepse po në një zonë rrinë dhe jetojnë. Ne duhet t’i trajtojmë njësoj këto dy kategori.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat