back to top
16.5 C
Tirana
E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetProjektligji për anulimin e gjobave/ Taulant Balla i reagon opozitës

Projektligji për anulimin e gjobave/ Taulant Balla i reagon opozitës


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin replikoi pas reagimeve të opozitës lidhur me pr/ligjin e ri për anulimin e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.

Sipas ministrit Balla rregullorja është e qartë dhe në këtë rast nuk ka shkelje siç deklaruan deputetë të opozitës lidhur me kalimin me procedurë të përshpejtuar.

Kemi disa raste, shumë raste të penalizimit të padrejtë të qytetarëve për riparim çatie theksoi Balla, për një mur mbajtës të një shtëpie apo avllie.

“Dhe në këtë kontekst, deputetë të PS, do ftoja edhe ata të PD-së që ta përmirësojnë draftin kur të diskutohet në komision. Ajo që po thotë kryetarja me shumë të drejtë është që në fund të seancës, pasi të shpërndahet te të gjithë deputetët drafti i propozuar, sepse e ka të përcaktuar rregullorja si bëhet, njohja me draftin bëhet në komision sipas rregullores.”- tha ministri.

Procedura e Kuvendit është shumë e qartë. Nuk ka ndodhur asnjëherë që sapo të depozitohet një nismë ta kenë të gjithë deputetët”, tha ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

“Unë të isha në opozitë do ngrija dy kartona, jo një, sepse ka të bëjë me qytetarët”- tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat