Kuvendi zhvillon sot seancë plenare, ku në rend të ditës është shqyrtimi i projektligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023”.
Kuvendi gjithashtu do të diskutojë edhe projekvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.
Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe projekvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit” i ndryshuar.
Ndërkohë që pritet edhe rikthimi i deputetëve të përjashtuar të PD në seancë, pasi Gjykata Administrative shpalli dje vendimin në lidhje me ankimimin e deputetëve mbi dënimin nga Këshilli i Etikës për periudha të ndryshme kohore, që variojnë nga 40 deri në 60 ditë.