back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomia24 milionë euro humbje nga paratë publike/ Prokurimet dhe doganat, “çelësi” i...

24 milionë euro humbje nga paratë publike/ Prokurimet dhe doganat, “çelësi” i dëmeve në buxhet

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vlerësuar se abuzimet dhe menaxhimi joefektiv i fondeve publike kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 24 milionë euro gjatë periudhës janar–shtator 2025.

Raporti i fundit i KLSH-së tregon se gjatë 9 muajve të parë të vitit të shkuar janë bërë 148 rekomandime lidhur me “gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit”. Dëmi ekonomik është konstatuar 60% në fushën e shpenzimeve dhe 40% në fushën e të ardhurave.

Në sektorin e shpenzimeve, pjesa më e madhe e dëmimeve lidhet me shkeljet gjatë procedurave të prokurimit dhe zbatimit të kontratave. Ndërsa në fushën e të ardhurave, problemet më të mëdha janë evidentuar në aktivitetin doganor, për shkak të mosarkëtimit të detyrimeve doganore,pagesës së detyrimeve të pakta ose të përjashtuara padrejtësisht nga TVSH-ja si dhe trajtimit të gabuar të shkeljeve doganore.

Raporti evidenton gjithashtu të ardhura të munguara nga administrimi i pasurisë shtetërore dhe marrëdhëniet kontraktuale me palët e treta, në shumën prej 1.47 milionë lekë.

KLSH thekson se këto gjetje tregojnë nevojën për forcimin e kontrollit dhe transparencës në menaxhimin e parave publike, për të minimizuar humbjet dhe për të rritur efikasitetin e buxhetit shtetëror.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat