back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaAtentati në Rinas/ Prokuroria dërgon në gjyq ish-drejtues të AMP për rastin...

Atentati në Rinas/ Prokuroria dërgon në gjyq ish-drejtues të AMP për rastin e “Sheqerit”

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim dy ish-drejtorë të Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), lidhur me punësimin e paligjshëm të agjentit Muçi Shaljani, i cili u vra disa muaj më parë në atentatin e ndodhur në Rinas, ku humbi jetën edhe Gilmando Dani.

Të pandehur në këtë çështje janë ish-drejtori i Përgjithshëm i AMP-së, Artjol Saliasi, si dhe drejtori i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Gëzim Sala. Ndaj tyre është ngritur akuza e “shpërdorimit të detyrës”.

Sipas Prokurorisë, Muçi Shaljani është punësuar në një kohë shumë të shkurtër, pa ndjekur procedurat ligjore të parashikuara, përfshirë shpalljen e vendeve vakante, testimet dhe vlerësimin e kandidaturave. Hetimet tregojnë se procesi i rekrutimit është justifikuar me “nevoja emergjente”, por për këtë nuk është dokumentuar asnjë kërkesë apo argument nga strukturat përkatëse.

Po ashtu, rezulton se ai ka marrë pagë të rregullt për periudhën nga 16.09.2025 deri më 11.11.2025, pa u paraqitur asnjëherë në punë dhe pa ushtruar detyra funksionale, deri në momentin e ngjarjes së rëndë në Rinas.

Sipas dosjes hetimore, veprimet përgatitore janë kryer nga Gëzim Sala, ndërsa vendimmarrja është marrë nga Artjol Saliasi, të cilët, sipas Prokurorisë, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e brendshme të institucionit.

Prokuroria thekson se të pandehurit kanë qenë të vetëdijshëm për procedurat ligjore, por pavarësisht kësaj kanë vijuar me një proces rekrutimi të parregullt, duke lejuar futjen në strukturë të një personi pa verifikimet e nevojshme dhe me dokumentacion të dyshimtë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat