back to top
11.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaProkuroria thërret Elira Kokonën/ Debati për masën e konfiskimit vazhdon

Prokuroria thërret Elira Kokonën/ Debati për masën e konfiskimit vazhdon

Elira Kokona është thirrur sot nga prokurori Dritan Nushi për t’u marrë në pyetje lidhur me kallëzimin e bërë nga biznesmeni Thanas Biqiku. Marrja në pyetje lidhet me vendimet e komisionit ku Kokona ka marrë pjesë dhe që kanë ndikuar në masat kundër Biqikut.

Biqiku, një biznesmen në fushën e hotelerisë, ka kallëzuar Kokonën duke kërkuar hetim për vendimin e marrë nga komisioni që e kishte penalizuar atë. Përveç Kokonës, prokuroria e Tiranës ka thirrur për të marrë në pyetje edhe anëtarët e tjerë të komisionit.

Ky rast ka marrë vëmendje publike pasi masa e konfiskimit të një pallati ndaj Biqikut, vendosur në kryeqytet nga gjyqtari Hazbi Balliu, u pasua me debate në opinionin publik dhe komente nga kryeministri Edi Rama, i cili kritikoi vendimmarrjen.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat