back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetKosovaProkuroria tregon si Thaçi “maskonte” aktivitetet e UÇK-së para ndërkombëtarëve

Prokuroria tregon si Thaçi “maskonte” aktivitetet e UÇK-së para ndërkombëtarëve

Sot vazhdon dita e dytë e shpalosjes së deklaratave përmbyllëse në gjykimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, në Gjykatën Speciale me seli në Hagë.

Prokuroria ka theksuar se disa deklarata ndërkombëtare lidhur me UÇK-në dhe komandën e saj duhet të merren me rezervë, duke akuzuar Thaçin se i ka mashtruar disa herë ndërkombëtarët, duke përfshirë figura si James Rubin dhe Wesley Clark. Sipas prokurorisë, Thaçi ishte i aftë të maskonte aktivitetet e vërteta të UÇK-së, duke e bërë të vështirë për ta kuptuar realitetin e situatës.

Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burg për secilin nga katër të akuzuarit, për rolin e tyre si ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës në Kosovë. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por të katërtit kanë deklaruar se janë të pafajshëm.

Krimet për të cilat akuzohen pretendohet se janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999, në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat