back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPropozim ekstrem në PD: Grevë urie me familjarët

Propozim ekstrem në PD: Grevë urie me familjarët

Detaje të reja janë mësuar nga mbledhja e krerëve të degëve të Partisë Demokratike, e thirrur këtë të hënë nga kryetari Sali Berisha. Burime nga brenda takimit bëjnë me dije se mbledhja është zhvilluar në një atmosferë të ngarkuar diskutimesh për strategjinë opozitare dhe mënyrën e rikthimit të besimit të qytetarëve tek PD.

Një prej kryetarëve të degëve ka bërë një propozim ekstrem, duke kërkuar nisjen e një greve urie jo vetëm nga deputetët demokratë, por edhe nga familjarët e tyre, si formë simbolike e sakrificës dhe përballjes me qeverinë.

“Doktor, besimi ndaj politikës në përgjithësi është përtokë, por në veçanti ndaj PD. Çfarë duhet bërë që qytetarët të kenë besim tek PD? Janë provuar protestat por kanë rezultuar vetëm peligrinazh. Shumë demokratë kanë ikur drejt maxhorancës dhe nuk mund t’u vësh faj në këtë situatë. Mendoj se zgjidhje e mundshme për të rikthyer besimin tek PD është sakrifica jo vetëm e deputetëve por edhe e familjarëve të tyre. Të hynë në grevë te Kuvendi bashkë me familjet e tyre. Ndryshe, si mund të rikthehet besimi kur të gjitha format janë provuar?”, – mësohet të ketë thënë një prej drejtuesve të degëve.

Sipas burimeve, Sali Berisha nuk i ka hedhur poshtë këto propozime, ndonëse është shprehur se opozita duhet të përqendrohet në protesta të vazhdueshme, jo vetëm simbolike. Ai ka sugjeruar që të zhvillohet një protestë çdo javë para Kuvendit, në çdo seancë parlamentare, si mënyrë për të mbajtur gjallë frymën opozitare.

“Keni të drejtë si në parashtrim ashtu edhe në propozime, nuk i hedh poshtë asnjë nga këto. Por jemi në një narko-regjim. Protestë në formatin e asaj para bashkisë – një herë në javë para Kuvendit. Në çdo seancë të ketë protestë para Kuvendit”, – është shprehur Berisha.

Mbledhja, sipas raportimeve, ka zgjatur disa orë dhe është fokusuar në diskutimin e strategjisë opozitare pas bllokimit të aksionit në Kuvend, si dhe dobësimit të besimit publik ndaj PD-së në sondazhet e fundit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat