back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetProtesta/ Berisha fton qytetarët

Protesta/ Berisha fton qytetarët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje që qytetarët të nisin sezonin e protestave të vazhdueshme dhe të shumëllojshme, me qëllim që shqiptarët të kenë mundësi të votojnë si qytetarë të lirë.

Berisha u shpreh se çdo qytetar duhet të analizojë me gjakftohtësi faktorët që degraduan procesin zgjedhor në një farsë zgjedhore dhe të marrë vendimet e duhura. Ai theksoi se opozita do të respektojë çdo vendim individual, por beson se qytetarët që votuan kundër qeverisë kërkojnë të mbrojnë votën e tyre.

“Protesta sot para Parlamentit fillon gjithashtu për të krijuar një tribunë parlamentaro-qytetare, pasi narko-parlamenti ka mbyllur çdo mundësi dhe ka shkelur çdo të drejtë kushtetuese për opozitën,” tha Berisha.

Protesta para Kryeministrisë zhvillohet me kërkesën e prerë për dorëheqjen e Ramës dhe Lubi Ballukut. Berisha akuzoi Ballukun si “mashë e Edi Ramës” në afere korruptive si Tuneli i Llogarasë, Porti i Durrësit dhe Aeroporti i Vlorës, duke theksuar se përgjegjësia kryesore bie mbi Ramën.

Berisha ftoi qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë të marrin pjesë në këtë cikël protestash:

“Ftoj qytetarët të nisim sezonin e protestave të vazhdueshme, të shumëllojta, gjer sa të realizojmë qëllimin tonë, t’u japim mundësi shqiptarëve të votojnë si qytetarë të lirë,” përfundoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat