back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Protesta çdo natë nga janari"/ Berisha jep ultimatumin

“Protesta çdo natë nga janari”/ Berisha jep ultimatumin

Pas protestës së parë kombëtare të mbajtur më 22 dhjetor, Partia Demokratike ka vendosur të shtyjë për në muajin janar vijimin e protestave dhe përpjekjen për rrëzimin e qeverisë.

Festat e fundvitit duket se kanë ndikuar në axhendën e opozitës, e cila megjithatë paralajmëron se nga fillimi i vitit të ardhshëm do të rikthehet në shesh me protesta të përditshme.

Gjatë një takimi me simpatizantët në Manëz të Durrësit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se largimi i kryeministrit Edi Rama mund të vijë vetëm përmes presionit qytetar dhe protestave paqësore.

“Tani duhet të betohemi që ditën e caktuar të zëmë sheshin dhe t’i rikthehemi sheshit çdo natë, derisa ta përzëmë atë. Të mos mendojmë se rruga është dhuna, jo. Rruga është qëndresa jonë, sheshet. Sheshi duhet të jetë i yni dhe Edi Rama ikën si mi. Nuk mund të qëndrojë aty”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se opozita hyn në vitin 2026 me një mision të qartë politik, duke e cilësuar betejën si përmbysje të asaj që e quajti “diktaturë e dytë”.

“Hyjmë në vitin 2026 me një mision, si misionarë, si fatmëdhenj që kemi mundësi të përmbysim një diktaturë të dytë në Shqipëri”, deklaroi ai, duke shprehur bindjen se opozita dhe qytetarët do të jenë në lartësinë e kësaj beteje.

Në përfundim të fjalës së tij, Berisha uroi festat e fundvitit dhe paralajmëroi nisjen e protestave në janar:
“Janari, nisim betejën tonë gjer në fitore”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat