back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 20 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetProtesta e opozitës/ ‘Blindohet’ me gardh metalik Kuvendi, mobilizohet Policia

Protesta e opozitës/ ‘Blindohet’ me gardh metalik Kuvendi, mobilizohet Policia

Pak orë nga protesta e opozitës, Policia e Shtetit ka nisur zbatimin e planit të masave për sigurimin e rendit publik. Si pjesë e këtyre masave, para Kuvendit të Shqipërisë janë vendosur gardhe metalikë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës gjatë tubimit.

Kujtojmë se gjatë protestës së kaluar të opozitës pati tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, si para Kuvendit, ashtu edhe para Kryeministrisë, ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë.

Opozita pritet të zhvillojë sot protestën në orën 18:00, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Policia ka bërë apel për qetësi dhe për shmangien e veprimeve të dhunshme, ndërsa qytetarët që lëvizin në zonën qendrore të Tiranës këshillohen të përdorin rrugë alternative për shkak të kufizimeve të pritshme në qarkullim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat