Grupi parlamentar i Partisë Demokratike zhvilloi sot një protestë simbolike gjatë fjalimit të kryeministrit Edi Rama për buxhetin e vitit të ardhshëm në Kuvend.
Kur Rama u ngjit në foltore, deputetët e opozitës u ngritën në këmbë dhe i kthyen kurrizin kryeministrit, duke shprehur kështu mospajtimin e tyre me qeverinë dhe politikën fiskale.
Megjithatë, disa deputetë nuk ndjekën këtë metodë proteste. Greta Bardeli qëndroi e ulur përballë kryeministrit pa lëvizur, ndërsa Jozefina Topalli u duk se lëvizi pak nga karrigia, por nuk ia ktheu kurrizin.
Në një moment tjetër, dy deputetet u larguan nga salla e Kuvendit, ndërsa fjalimi i kryeministrit vazhdonte.



