back to top
5.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetProtesta e PD/ Thirrje për qëndresë dhe përmbysje të regjimit aktual

Protesta e PD/ Thirrje për qëndresë dhe përmbysje të regjimit aktual

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim të fortë gjatë protestës së opozitës, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama për shndërrimin e zgjedhjeve në një “farsë elektorale” dhe për përpjekje të qëllimshme për të zhdukur opozitën nga jeta politike e vendit.

Berisha deklaroi se qeveria ka përdorur mjete të paligjshme për të ruajtur pushtetin, duke përfshirë arrestimin e liderëve opozitarë, përdorimin e grupeve kriminale, presionin ndaj administratës shtetërore dhe faljen e miliarda eurove gjoba për interesa elektorale. Sipas tij, këto veprime kishin si qëllim realizimin e projektit “Shqipëria pa opozitë”.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi gjithashtu kryeministrin se me paratë e qytetarëve ka vendosur censurë mbi mediat, ka paguar lobistë dhe ish-zyrtarë të huaj për të sulmuar opozitën dhe për të manipuluar opinionin ndërkombëtar.

“Rrallëherë në histori ndodh që qeveritarët të bëhen miliarderë, ndërsa qytetarët varfërohen dhe largohen nga vendi i tyre”, u shpreh Berisha, duke e cilësuar qeverinë aktuale si një “narkodiktaturë”.

Në përfundim, ai theksoi se opozita është sot më e bashkuar dhe më e vendosur se kurrë për të përmbysur regjimin aktual, duke bërë thirrje për rezistencë dhe qëndresë qytetare, ashtu siç, sipas tij, ndodhi 35 vite më parë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat