Kreu i PD-së Sali Berisha në konferën për shtyp ëhstë ndalur tek protesta e të martës, ditën kur miratohet buxheti.
Berisha ka zbuluar edhe kërkesat e kësaj proteste,
“Do të ketë mobilitet, brenda dhe jashtë parlamentit. Qëllimi ynë është të miratohet amendamenti që vendos minimumin jetik, 200 euro për çdo shqiptar që merr më pak se kaq, apo që nuk merr asgjë.
Pra ky është një hap i parë i një rëndësie jetike për të shuar, ulërimin e sirenave të mjerimit dhe varfërisë anë e kënd vendit. Natyrisht këto sirena ulërinë më shumë se kudo tjetër, tek pensionistët shqiptarë”, ka thënë Berisha.
Pjesë nga deklarata e Berishës:
Ata që kanë votuar për rritjen e rrogës së Subashit, ata kanë bërë një gabim të rëndë dhe kanë votuar në kundërshtim me programin e PD. PD e ka shpallur të qartë se, nuk rrit rrogat e larta. Ndaj dhe kanë vepruar në kundërshtim me direktivën e partisë.
… Ne jemi të hapur për koalicion dhe bashkëpunim me çdo force politike që konsideron narkodiktarutën e Edi Ramës, të keqen më të madhe të këtij vendi.
Çdo forcë politike ka të drejtën e vet të përzgjedhë aleancat. Natyrisht këto krijimet para zgjedhjeve kanë një qëllim padyshim, por PD është forcë kryesore opozitare dhe besoj se shqiptarët do të dallojnë midis opozitës së të vërtetës dhe atyre të tjerëve që në një mënyrë apo një tjetër, përpiqet ti bëjnë fresk Edi Ramës.