back to top
3.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetProtesta pa ndërprerje përballë Kryeministrisë/ Lapaj: Do qëndrojmë sa të na lejojnë...

Protesta pa ndërprerje përballë Kryeministrisë/ Lapaj: Do qëndrojmë sa të na lejojnë limitet biologjike

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, vijon të qëndrojë përballë Kryeministrisë në një protestë pa ndërprerje, ku i janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë. Lapaj ka theksuar se protesta zhvillohet si qytetar i lirë, pa logo partiake, dhe ka ftuar të majtë e të djathtë që t’i bashkohen kauzës.

Në një lidhje direkte me ‘Studio Live’ në Report TV, Lapaj deklaroi se qëllimi kryesor i protestës është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike që të përgatisë vendin për zgjedhje të lira. Ai shtoi se, nëse ky qëllim nuk realizohet, do të qëndrojë në shesh për aq kohë sa limitet biologjike do ta lejojnë.

“Është një protestë që nuk e ka logon e lëvizjes sepse nuk duam që askush të kufizohet në reagimin e vet. Edhe socialistët që duan të protestojnë janë të mirëpritur. Kushdo që mendon se ky sistem e ka futur Shqipërinë në një rreth vicioz duhet të reagojë”, tha Lapaj.

Ai kritikoi mungesën e çadrave për protestuesit, duke theksuar se kjo është një masë që synon të pengojë qëndrimin e gjatë në shesh. “Protesta do të vazhdojë me besimin se qytetarët do të bëjnë presionin e duhur për të mos lejuar që ky të zhbëjë vendosjen e shtetit në shina. Do doja që qytetarët të na bashkoheshin dhe të imponojnë dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore 12-mujore që ta përgatisë vendin për zgjedhje të lira. Nëse nuk ndodh, do të qëndrojmë sa të na lejojnë limitet tona biologjike”, shtoi Lapaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat