back to top
15.5 C
Tirana
E diel, 22 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetProtesta pa podium/ Policia në gatishmëri maksimale në Tiranë

Protesta pa podium/ Policia në gatishmëri maksimale në Tiranë

Mbi 1400 efektivë të Policia e Shtetit janë angazhuar këtë të diel për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita, e cila pritet të nisë në orën 18:00 në Tirana.

Ndryshe nga tubimet e mëparshme, protesta e sotme nuk do të ketë podium, por do të zhvillohet në formën e një marshimi. Për këtë arsye, policia ka marrë masa të shtuara sigurie, duke dislokuar forca jo vetëm pranë Kryeministria, por edhe te Kuvendi i Shqipërisë dhe institucione të tjera kyçe.

Prania e policisë do të jetë e shpërndarë edhe në zona të ndryshme të kryeqytetit, për të garantuar kontrollin e situatës gjatë gjithë zhvillimit të protestës.

Drejtori i komanduar i Policisë, Sokol Bizhga, ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit dhe vartësit, ku ka dhënë udhëzime të qarta për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Sipas tij, prioritet mbetet garantimi i qetësisë publike dhe shmangia e çdo përshkallëzimi, edhe në rast provokimesh.

Ndërkohë, janë paralajmëruar edhe kufizime në qarkullim. Bulevardi Dëshmorët e Kombit do të bllokohet nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit. Nga ora 15:00 do të ketë kufizime edhe në rrugët Ukraina e Lirë, Papa Gjon Pali II dhe Ismail Qemali.

Policia ka parashikuar itinerare alternative për të lehtësuar qarkullimin, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe të shmangin çdo veprim që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat