back to top
15.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetProtesta para Bashkisë së Tiranës/ Procedohet politikanët e opozitës

Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Procedohet politikanët e opozitës

Policia në Tiranë ka proceduar penalisht politikanë të opozitës, për shkak të protestës së djeshme përpara bashkisë së kryeqytetit.

Raportohet se janë proceduar politikanët e opozitës Dorian Teliti, Adriana Kalaja, Klevis Balliu, Tedi Blushi.

Sipas policisë, këta politikanë kanë zhvilluar protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

“Më datë 17.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit D.T, A.K, K.B, E.E dhe T.B, pasi tek Bashkia e Tiranës, këta shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike”, njofton policia.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat