back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetProtestuesit përplasen me policinë para Parlamentit/ Mes tyre edhe deputetë të PD

Protestuesit përplasen me policinë para Parlamentit/ Mes tyre edhe deputetë të PD

Protestuesit e Partisë Demokratike janë zhvendosur në numra të konsiderueshëm para godinës së Parlamentit, duke intensifikuar aksionin e tyre kundër qeverisë.

Mes protestuesve janë edhe deputetë të PD-së, të cilët janë përfshirë në përplasje me kordonin e sigurisë dhe forcat e rendit, të vendosura për të ruajtur ambientin e godinës.

Raportimet paraprake tregojnë se protestuesit kanë tentuar të afrohen pranë hyrjeve të Parlamentit, por janë ndaluar nga barrierat fizike të policisë. Përplasjet kanë sjellë dhunë të lehtë fizike, pa përdorur deri tani gaz lotsjellës.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e rendit qëndrojnë në gatishmëri për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat