back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPS hedh idenë e re për reformën zgjedhore/ Numërimi i votave aty...

PS hedh idenë e re për reformën zgjedhore/ Numërimi i votave aty ku hidhet vota

Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore, Ulsi Manja, ka propozuar ndryshimin e mënyrës së numërimit të votave, duke u rikthyer te praktika e zhvilluar deri në vitin 2005, ku numërimi bëhej direkt në qendrat e votimit dhe jo më në qendrat e grumbullimit të KZAZ-ve.

Manja tha se, me përdorimin e teknologjisë bashkëkohore, procesi do të jetë më i sigurt dhe më i shpejtë, duke bërë të mundur që rezultatet paraprake të dalin në një kohë rekord.

“Duhet të adresohet shpejt procesi i numërimit të votave. Nëse do t’i kthehemi numërimit në qendrat e votimit, është krejtësisht e mundur që edhe rezultati në Shqipëri të dalë jo më shumë se 2 orë pasi mbyllet votimi,” u shpreh Manja.

Ai shtoi se shkaqet që dikur çuan partitë drejt parashikimit të numërimit në qendra të posaçme kanë rënë, duke theksuar se sot janë mbi 5 mijë qendra votimi ku teknologjia mund të shpërndahet lehtësisht.

“Ka ardhur koha të kalojmë te administrimi civil i procesit zgjedhor,” nënvizoi Manja.

Propozimi i tij vjen një ditë pasi kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca parashikon ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat