back to top
2.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPS kundër PD/ "Presidenti Begaj i paprekshëm"

PS kundër PD/ “Presidenti Begaj i paprekshëm”

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve në lidhje me zhvillimet në Kuvend dhe kërkesën e PD-së për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.

Balla deklaroi se kërkesa e opozitës do të rrëzohet dhe se Presidenti nuk do të shkarkohet, duke theksuar se sipas vlerësimit të tij, Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje.

“Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet, madje nuk do të ngrihet. Në vlerësimin tim, presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje. Më thanë se kanë bërë kërkesë gati për shkarkimin e zotit Pëllumb Pilinci,” tha Balla për mediat.

Deklarata e Ballës vjen në një kohë kur PD-ja kërkon nisjen e procedurës për shkarkimin e Presidentit, duke e vendosur këtë çështje në qendër të debatit politik në Kuvend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat