back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPS kundër vendimit të GJKKO-së/ "Pezullimi i Ballukut nuk ka bazë kushtetuese"

PS kundër vendimit të GJKKO-së/ “Pezullimi i Ballukut nuk ka bazë kushtetuese”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi sot vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për të pezulluar nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke theksuar se gjykata nuk ka kompetencë për të marrë një vendim të tillë.

Gjatë komunikimit me mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla u shpreh se është në linjë me kryeministrin Edi Rama, sipas të cilit Kuvendi i Shqipërisë është organi i vetëm që ka autoritet për ligj dhe për pezullimin e një ministre. “Kuvendi i Shqipërisë është autoriteti i vetëm që bën ligjin në Shqipëri, s’ka autoritet tjetër. Mos krijoni lidhje që nuk ekzistojnë,” tha Balla.

Ai shtoi se procesi duhet të ndjekë rendin kushtetues dhe legjislacionin në fuqi, duke theksuar se rastet e tilla duhet të kalojnë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim. “Kryeministri ka qenë i qartë: ka pasur një çendim nga GJKKO për pezullimin e një ministri. Në vlerësimin e tij, por dhe timin, gjykata nuk e ka kompetencën të pezullojë një ministër, sepse Kushtetuta, neni 103, e barazon ministrin me deputetin sa i takon imunitetin. Për fat të mirë, rendi kushtetues e ka përcaktuar qartë që ankesat i shkojnë Kushtetueses. Të presim vendimin e saj,” theksoi Balla.

Ai vlerësoi gjithashtu punën e kryer nga SPAK në hetimet e kryera, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me opozitën për proceset ligjore dhe respektimin e standardeve kushtetuese.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat