back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPS mbledh kryesinë/ Nga angazhimi për Diasporën te zëvendësimi i drejtuesit politik...

PS mbledh kryesinë/ Nga angazhimi për Diasporën te zëvendësimi i drejtuesit politik në Dibër

Kryesia e Partisë Socialiste po mban një mbledhje në selinë rozë, mbledhje e thirrur nga kryesocialisti Edi Rama.

Në takim janë të pranishëm edhe kryetarët e bashkive socialiste të vendit ku në fokus është angazhimi i strukturave të kësaj partie në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Mësohet se kërkohet një angazhim më i madh i strukturave në lidhje e votën e Diasporës dhe një punë më e madhe në këtë drejtim.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime me diasporën, përfshirë Selanikun, Athinë, Londër dhe SHBA.

Pika e dytë e takimit ka të bëjë me zëvendësimin e drejtuesit politik në qarkun e Dibrës, pasi Blendi Gonxhe është larguar nga ky pozicion për të drejtuar fushatën në zonën e Kombinatit në Tiranë. Pritet që drejtues politik në Dibër të vendoset Blendi Klosi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat