Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur këtë javë ndarjen e fondeve publike për partitë politike për vitin 2026, duke vendosur shumën që secila forcë politike do të marrë nga buxheti i shtetit.
Sipas vendimit të KQZ-së, Partia Socialiste do të përfitojë 1.7 milionë euro, ndërsa Partia Demokratike do të marrë rreth 800 mijë euro për aktivitetet e saj politike gjatë vitit.
Ndërkohë, koalicionet dhe aleancat e PD-së dhe PS-së sigurojnë që edhe partitë e vogla aleate të përfitojnë fonde nga buxheti. Falë marrëveshjeve të koalicionit me ish-kryeministrin Sali Berisha, rreth 9 aleatë të PD-së do të marrin mbështetje financiare për vitin 2026.




