back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPS nis lëvizjet për Tiranën/ Klosi: Opozita nuk gjen dot kandidat

PS nis lëvizjet për Tiranën/ Klosi: Opozita nuk gjen dot kandidat

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, deklaroi se PS është e përgatitur për zgjedhjet e pjesshme vendore në gjashtë bashkitë që do të shkojnë në votime, duke theksuar se gara më e fortë do të jetë në Tiranë.

“Jemi të gatshëm për garën e Tiranës që besoj do të jetë e fortë. Presim dhe opozita të ketë kandidatin e saj. Por duket se kjo është e vështirë për ta. Është fatkeqësi për vendin që kemi një opozitë, e cila nuk arrin të gjejë kandidatë, pasi kandidatët po i tërhiqen nga gara,” tha Klosi në emisionin “Trialog” në RTSH.

Ai nënvizoi se Tirana ka nevojë për qeverisje me “forca të plota” dhe se kryeqyteti mbetet fusha më e rëndësishme e betejës politike. Klosi e cilësoi “të padrejtë” ndalimin e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e quajtur heqjen e lirisë së tij “brutale” dhe të panevojshme.

“Procesi i ndalimit të Veliajt pa asnjë shkak ishte problem. Kjo situatë zgjat prej 7 muajsh. Meritonte hetim në gjendje të lirë dhe më pas të gjykohej. Heqja në mënyrë brutale e lirisë nuk ishte e duhur. Nga ana tjetër, ne nuk mund të prisnim pa fund. PS nuk ndërhyn tek drejtësia, por Tirana ka nevojë për qeverisje,” u shpreh ai.

I pyetur për emrat që PS mund të nxjerrë në garë, Klosi përmendi ministren Ogerta Manastirliu si një figurë të fortë dhe të denjë për drejtimin e kryeqytetit.
“Manastirliu është një figurë shumë e mirë për qeverisjen e Tiranës,” theksoi Klosi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat