back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetPS nis përgatitjet për zgjedhjet e 2027-ës/ Rama zbardh detajet

PS nis përgatitjet për zgjedhjet e 2027-ës/ Rama zbardh detajet

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Partia Socialiste e Shqipërisë ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2027, duke shprehur bindjen se rezultati do të jetë më i mirë se ai i zgjedhjeve të kaluara.

Gjatë një deklarate publike, Rama theksoi se partia po hyn në një fazë të re pune, të mbështetur mbi analizat e bëra dhe organizimin e strukturave në terren. Sipas tij, PS synon një proces të hapur, të fokusuar te qytetarët dhe përtej strukturave të brendshme partiake.

“Ne hymë në fazën tjetër të punës sonë për zgjedhjet e ardhshme, duke u nisur edhe nga analizat e bëra dhe nga forcat që do kemi në terren. Kemi arsyet të besojmë se do të kemi një rezultat edhe më të mirë se zgjedhjet e shkuara,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se organizatat e Partisë Socialiste do të kalojnë në një proces të brendshëm zgjedhor, me synimin që të dalin më të energjizuara dhe më të hapura ndaj qytetarëve.

Kryeministri theksoi gjithashtu se përballja politike do të shtrihet në të gjithë territorin, duke prezantuar, sipas tij, arritjet dhe vizionin e PS për zhvillimin e vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat