back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetPS zgjeron mbrojtjen ligjore për zyrtarët e lartë/ Presidenti hesht

PS zgjeron mbrojtjen ligjore për zyrtarët e lartë/ Presidenti hesht

Me propozim të kryeministrit Edi Rama, shumica socialiste ka ndërmarrë një nismë ligjore për ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, me qëllim zgjatjen e listës së posteve kushtetuese që nuk mund të pezullohen nga gjykata gjatë ushtrimit të detyrës ose shërbimit publik.

Sipas propozimit, përveç personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral siç parashikohet aktualisht do të përfshihen edhe Presidenti i Republikës, Kryeministri, zv.kryeministri, ministrat, Avokati i Popullit, Kreu i KLSH-së dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Gazetarët e pyetën Presidencën nëse mbështet këtë nismë ligjore dhe cili është koment i saj për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

“Presidenti i Republikës nuk mund të prononcohet për nisma ligjore. Shqyrtimi i tyre është kompetencë ekskluzive e Kuvendit. Presidenti e shpreh qëndrimin e tij vetëm pasi nismat shndërrohen në ligj dhe vetëm në përputhje me kompetencën që ka për shpalljen e ligjeve,” u përgjigj Presidenca.

Nisma ligjore ka ngjallur interes dhe debate në opinionin publik, pasi përfshin figura të larta të shtetit dhe rrit diskutimin mbi balancën e pushteteve dhe pavarësinë e institucioneve gjyqësore në Shqipëri.

Propozimi i PS-së duhet të kalojë procedurat parlamentare për shqyrtim dhe miratim, ku pritet të shihet nëse do të ketë mbështetje e mjaftueshme dhe reagime nga opozita dhe institucionet e tjera.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat