back to top
3.5 C
Tirana
E enjte, 13 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDenoncimePse nuk e hetoi “21 janarin” kur e kishte në tavolinë?/ Rama...

Pse nuk e hetoi “21 janarin” kur e kishte në tavolinë?/ Rama nxjerr zbuluar Altin Dumanin

Kryeministri Edi Rama komentoi dhe kreun e SPAK, Altin Dumani, gjatë bashkëbisedimit me komentuesit online.

Ai tha se Dumani ka pasur dosjen e “21 janarit” për hetim, para reformës në drejtësi, por nuk e hetoi atë.

“Altin Dumani, që është drejtues i SPAK e ka pasur 21 janarin në tavolinë dhe më parë kur ka qenë prokurori e zakonshme, ka qenë prokuror i 21 janarit.

Ka pasur mundësi të luftojë dhe atëherë korrupsionin. Dini gjë që të ketë bërë luftë kundër korrupsionit, t’i ketë dalë emri sic i ka dalë tani?

Jo, se ka qenë e pamundur. Drejtësia ka qenë e kapur. Sot drejtësia doni apo s’doni ju, e ata që bëjnë kua kua apo ata që u shkojnë nga prapa, drejtësinë e ka çliruar nga kontrolli i pushtetit politik, forca politike që unë kam privilegjin të udhëheq për të bërë luftë majtas e djathtas”, tha Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat