back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 9 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaPse SPAK e la jashtë BKH-së?/ Idajet Faskaj sërish në garë për...

Pse SPAK e la jashtë BKH-së?/ Idajet Faskaj sërish në garë për drejtimin e Policisë

Emri i Idajet Faskajt është përmendur së fundmi, si kandidat pwr një nga garat më të rëndësishme për drejtues policie në vend, atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Faskaj është një zyrtar me karrierë të gjatë në radhët e Policisë, i njohur për përvojë në struktura operative dhe drejtuese, por emri i tij është edhe subjekt debati për shkak të rrugëtimit të tij në garat për pozicione të larta.

Karriera e tij dhe konfirmimi në detyrë

Idajet Faskaj është një nga oficerët e Policisë së Shtetit me më shumë eksperiencë profesionale në pozicione të ndryshme drejtuese. Në vitin 2020, ai u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, siç njihet ndryshe, Vetingu në polici, duke rezultuar i pastër në të tre kriteret e vlerësimit, përfshirë figurën dhe pasurinë. Ai kaloi edhe testin e makinës së të vërtetës si pjesë e këtij procesi.

Pse u skualifikua nga gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Në 2020, Faskaj kandidoi edhe për postin e kreut të Byrosw Kombëtare e Hetimit, struktura që është përgjegjëse për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivele të larta. Ai ishte një prej katër finalistëve së bashku me Aida Hajnajn, Artur Beun dhe Ervin Hodajn, por nuk arriti të merrte këtë post.

Sipas vendimit zyrtar të strukturave të shpallura nga mediat, Faskaj u skualifikua nga SPAK në këtë garë, jo sepse kishte probleme me kriteret bazë (si pasuria apo figura), por sepse nuk plotësoi kushtet e sigurisë të parashikuara në ligjin për krijimin e BKH-së (në nenin 6, pika “a”, të Ligjit nr. 95/2016).

Dokumentet e skualifikimit tregojnë se vendimi mban nënshkrimin e drejtuesve të atëhershëm të SPAK, duke nënvizuar se ai nuk i plotësoi kushtet e sigurisë për këtë pozicion specifik.

Kjo do të thotë se, megjithë konfirmimin e tij pozitiv në procesin e vetingut policor dhe rezultate të tjera të pasura profesionale, Faskaj nuk fitoi drejtimin e BKH-së për shkak të rregullave të sigurisë që zbatohen për këtë strukturë të posaçme, e cila ka si mision kryesor hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Përpjekje të mëtejshme

Pas përvojës në garën për kreun e BKH, Idajet Faskaj ka vazhduar të jetë një emër i përfolur në qarqet e sigurisë dhe rendit në vend. Ai ka shfaqur edhe mw herwt, nw vitin 2024, interes edhe për drejtimin e Policisë së Shtetit, pasi karriera e tij e gjatë dhe vetingu i kaluar e bëjnë emër me peshë në listën e kandidatëve potencialë që mund të konkurrojnë për këtë detyrë të lartë.

Emri i Faskajt është përfshirë në mesin e pretendentëve për kryepolicin e ri, së bashku me figura të tjera me karrierë në polici, ndërsa procesi i kandidimit është drejt përfundimit./

E  Vërteta.al (E.S) 

Kandidati për kryepolic nuk ka kaluar kontrollin e integritetit/ Emri

Loja me Vettingun/ Cili drejtor e ndihmoi Elidon Çelën që të mos hetohet?

Garë e nxehtë për kreun e Policisë së Shtetit/ Kush do të marrë drejtimin?

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat