back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPse u largua Anuela Ristani nga mbledhja me Ramën?/ Gazetari zbardh prapaskenat

Pse u largua Anuela Ristani nga mbledhja me Ramën?/ Gazetari zbardh prapaskenat

Pa kaluar 24 orë nga shkarkimi i Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ka thirrur në zyrë nënkryetarët e bashkisë dhe Ogerta Manastirliun, të zgjedhurën e tij për të pasuar Veliajn deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Sipas gazetarit Anri Bala, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, nënkryetarja Anuela Ristani ka dalë 30 minuta përpara se të mbaronte mbledhja dhe ishte dukshëm e mërzitur.

Manastirliu do të kryejë detyrën si kryebashkiake e komanduar deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Gazetari Bala shtoi se këshilli i Ministrave pritet të shkarkojë zyrtarisht Veliajn, vendimi mund të apelohet dhe çështja do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Ka qenë me katër nënkryetarë dhe udhëzimi është që, nëse zgjaten afatet e shkarkimit të Veliajt për shkak të kodit të ri zgjedhor, zgjedhjet mund të shtyhen në prill-maj. Manastirliu do të jetë e komanduar në vend të znj. Ristani deri në zgjedhje. Do votojnë sërish dhe do shohim sesi do të votohet”, u shpreh gazetari.

Ky zhvillim vjen menjëherë pas vendimit të papritur për shkarkimin e kryebashkiakut Veliaj dhe shënon hapin e parë drejt zgjedhjeve të reja për kryeqytetin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat