back to top
3.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt, 2025
spot_img
KreuSportiPSV eliminoi Juventusin/ Trajneri Bosz: Po bëjmë gjëra speciale

PSV eliminoi Juventusin/ Trajneri Bosz: Po bëjmë gjëra speciale

PSV mundi 3-1 Juventusin, duke kaluar kështu fazën Play Off të Champions League.

Peter Bosz, trajneri i ekipit holandez, u shpreh i lumtur pas ndeshjes.

“Mendoj se luajtëm mjaft mirë dhe se e meritonim të fitonim. Luajtëm në mënyrën tonë. Jam shumë i lumtur me këtë. Unë mendoj se ajo që po bëjmë është vërtet e veçantë”- tha Bosz.

Megjithatë, sa i përket shortit, nëse do të jetë Interi apo Arsenali në 1/16, Bosz komentoi: “Juventusi është vërtet cilësor, por Interi është ende një hap më lart”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat