back to top
19.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizPublikohet portreti zyrtar i Melania Trump/ Pozon me një xhaketë në vlerë...

Publikohet portreti zyrtar i Melania Trump/ Pozon me një xhaketë në vlerë afro tre mijë euro


Portreti zyrtar i zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, është publikuar këtë të hënë, ku shfaqet teksa pozon e mbështetur në një tavolinë në Shtëpinë e Bardhë.

Fotoja është realizuar nga fotografi Regine Mahaux dhe thuhet se e bëri më 21 janar 2025.

Ajo shihet duke pozuar e mbështetur në një tavolinë dhe për atë rast ka veshur një xhaketë Dolce & Gabbana që mund të gjendet në dyqanet online për një çmim prej gati tre mijë eurosh.

Portretet e Presidentit Donald Trump dhe Zëvendës Presidentit JD Vance u publikuan në fillim të këtij muaji përpara inaugurimit.

Melania Trump mori pjesë në eventet e inaugurimit dhe tërhoqi veçanërisht vëmendjen me zgjedhjet e saj të modës. Së pari, në ceremoninë e betimit, ajo kishte veshur një pallto blu të errët, së bashku me një kapele të stilistit amerikan Adam Lippes.

Për ballot inauguruese të mbrëmjes, ajo kishte veshur një fustan bardh e zi të dizenjuar nga stilisti i saj i vjetër Herve Pierre.

Melania dhe Donald festuan 20 vjetorin e martesës javën e kaluar. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat